Pse Meghan dhe Harry zgjodhën të mos e publikojnë pamjen e plotë të Archie-t?

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë në muajin maj. Duka dhe dukesha zgjodhën ta prezantonin vogëlushin e tyre me të gjithë fansat, pak ditë pas lindjes, nëpërmjet një televizioni të njohur. Që pas asaj dite, Meghan ka shijuar ditët e saj si nënë pranë Archie-t duke qëndruar sa më larg rrjeteve sociale dhe televizioneve, megjithatë çifti mbretëror nuk mund t’i rezistonin ëmbëlsisë së vogëlushit dhe publikoi një foto në ‘Instagram-in’ e tyre zyrtar. Archie ndodhej në krahët e Harry-t, por i dukej vetëm pjesa e syve dhe pak hunda. Sipas një specialisteje, Meghan dhe Harry janë prindër krenarë për djalin e tyre dhe preferojnë që të kalojnë më shumë kohë pranë tij në mënyrë që ta njohin më mirë dhe kjo është arsyeja pse preferojnë të mos e ekspozojnë shumë. “Të gjithë prindërit kanë të drejtë të kërkojnë anonimitet për fëmijët e tyre

. Nëse kjo është ajo që duan, atëherë muajt e parë i kalojnë me të për të krijuar një lidhje sa më të ngushtë”, shprehet Victoria Jennings. Kujtojmë se Meghan prej kohësh ‘fshihej’ në shtëpinë e saj, duke u kujdesur personalisht për Archie-n, ndërsa paraqitjen e parë publike pas lindjes, e bëri në ditëlindjen e mbretëreshës.

Share With:
Translate »
428 Views