Pse nuk duhet t’i ndëshkoni fëmijët? Mësoni si duhet të veproni kur ata sillen keq

Kur zemëroheni me fëmijët për sjelljen e tyre të keqe, mënyra më e lehtë për t’i dënuar ata është ndëshkimi. Ju mund të mendoni se në këtë mënyrë ju i arrini qëllimet, mirëpo psikologët tregojnë se ndëshkimi sjell vetëm rezultate të përkohshme.

Psikologët sugjerojnë mënyra të tjera më efektive për rritjen e fëmijëve që mund t’ju ndihmojnë në planin afatgjatë:

Pse dënimi është i keq për ju dhe fëmijët tuaj:

Do të thotë se ju po reagoni shumë

Zakonisht ju e dënoni fëmijën tuaj, kur ai ju lëndon me veprimet që bën. Në këtë rast është e vështirë të qëndroni i qetë, prandaj zbatoni mënyrat tuaja të ndëshkimit që edhe ata të lëndohen. Këto shpërthime emocionale negative ndikojnë si tek ju, ashtu edhe tek fëmija dhe mund të çojnë në pasoja të rënda, përfshirë edhe dëmtimin fizik.

Është një sjellje dembele

Ndëshkimi është forma më e lehtë e komunikimit me fëmijët tuaj – ata bëjnë diçka që nuk ju pëlqen dhe ju bëni diçka që nuk ju pëlqen si kthim, pa negociata dhe asnjë shpjegim. Kjo mund të jetë vërtet joshëse pasi nuk kërkon ndonjë përpjekje nga ana juaj, por kjo nuk është përfundimisht mënyra e duhur për të rritur një person të lumtur dhe të shëndetshëm.

Çfarë mund të bëni në vend të ndëshkimit?

Mendoni në mënyrë strategjike. Nëse e dini që fëmija juaj është i prirur të kërkojë gjëra në supermarket, teksa ju po bëni pazar, përpiquni t’i planifikoni gjërat më parë. Blini për të diçka të vogël në mënyrë që ata të hutohen disi.

Tregojuani dashurinë tuaj. Ndonjëherë, kur fëmija juaj po bën ndonjë prapësirë, ju mund t’u thoni atyre: “Dua një përqafim të fortë tani”.

Gjeni arsyet e sjelljes së keqe të tyre. Thjesht bisedoni me fëmijët tuaj kur ata janë në një humor të mirë dhe pyetini ata pse sillen jo mirë. Mund të ketë një arsye të mirë për sjelljen e tyre, dhe me shumë mundësi, fëmija do të jetë i gatshëm ta ndajë me ju, por ju duhet vetëm t’i dëgjoni ata.

Share With:



77 Views