‘Pse po të bëjnë foto?’, përgjigjja e ëmbël e Kate Middleton pas pyetjes naive të vogëlushes

Ndërsa është duke ndjekur vizitat zyrtare së bashku me Princin George dhe Princeshën Charlotte dhe me nxënës të shkollave të ndryshme që e shoqërojnë në këto vizita, Kate Middleton ka një kimi të jashtëzakonshme me fëmijët. Dukesha është kthyer nga pushimet e mëmësisë të martën dhe menjëherë hyri në rolin e mamit gjatë vizitës në Sayers Croft Forest School dhe Wildlife Garden, në Londër. Ndërsa fotografët filluan menjëherë të ngrinin momentet e Kate gjatë shëtitjes së saj, një vajzë e vogël e pyeti pse po i bënin fotografi.

Cila ishte përgjigjja e adhurueshme e Kate? “Ata po të fotografojnë ty, sepse ti je e veçantë!” Auu! Po flasim për një vajzë të vogël e cila, në një moment si ky, u ndie si princeshë.

Natyrisht, ky nuk ishte momenti më i ëmbël që Kate ndau me nxënësit. Ndërsa ishte ulur me një grup fëmijësh në kohën e rrëfimit të historive, nëna e tre fëmijëve u bë pjesë e lojërave të tyre, madje edhe atëherë kur një vajzë e vogël po kërkonte vëmendjen e saj.

Fëmijët, të lumtur që ishin pranë dukeshës së Kembrixhit, u argëtuan me të për pak kohë duke i treguar një nga një historitë e tyre.

Share With:
Translate »
830 Views