Pse u bërtasin grave në spitalet e lindjes: Ditën kur linda fëmijën, e humba dinjitetin

Më nisën dhimbjet e lindjes dhe me to nisi dita më e lumtur e jetës sime, apo ndoshta jo.

E doja atë fëmijë, isha kënaqur me shtatzëninë. E pastaj erdhi edhe lindja. Spitali i lindjes, u mbushur me gra shtatzëna të gatshme për të sjellë një mrekulli të re në këtë botë. Por, përveç lumturisë, secila ndjen edhe brengë, e më së shumti frikë dhe turp. Po, turp!

Nis lindja, e unë po e lind fëmijën tim të parë. Shtyej, sepse s’kam tjetër zgjidhje.

“Po shtyn gabimisht! Nuk je tu e bë siç duhet! Dëgjo, mos shtyej!” – më thotë mamia.

Më kap ashpër për hunde dhe ma kthen kokën kah vetja që ta shoh në sy. Menjëherë zhvillohet ar|miqësia.

Dhimbja është e paimagjinueshme, eshtrat më ndahen, e unë bërtas.

“Mos bërtit! Mos bërtit!”, thotë ajo, e pastaj kthehet kah personeli mjeksor dhe flet me nervozë: “Nuk po bashkëpunon aspak!”

“Kalon një grua më e vjetër, që është njëfarë faktori mjeksor këtu, dhe më sheh me gërdi: “Ccc!”, e dëgjoj si pëshpërit.

Ndihem, ndihem.. nuk kam fjalë për atë ndjenjë, sepse lotët më rrjedhin vazhdimisht.

Si është e mundur një nga ditët më të bukura të jetës t’më shndërrohet në një nga ditët më të këqia..

Nëpër një situatë të këtillë apo të ngjashme kalon secila grua shtatzënë në vend. Përse i bërtasin? Pse në spitalet e lindjes disa gjëra themelore nuk mund të spjegohen me ton normal? Tek ne nuk flitet për këtë. Gratë heshtin. Thonë, shyqyr Zotit që dolëm shëndosh prej aty.

Përvoja e keqe gjatë lindjes ndonjëherë i zbraps gratë nga dëshira për të lindur një fëmijë të dytë e të tretë. Shumica e grave që lindin një fëmijë ndjenjë një frikë paralizuese sepse e dijnë çfarë i pret.

Share With:
Translate »
731 Views