Psikologët pohojnë se fëmijët duhet të kalojnë më shumë kohë me gjyshërit, ja roli i prindit në këtë marrëdhënie

Kur fëmijët kanë marrëdhënie të mira me gjyshërit e tyre, përfitimet kalojnë përtej dhuratave, karameleve dhe dashurisë së pakushtëzuar. Studime shkencore kanë dalë në përfundimin se lidhjet e ngushta me gjyshërit i bën fëmijët më të shoqërueshëm, më të ndjeshëm dhe altruistë.
Një hulumtim i ri, i botuar në revistën Child Development, zbuloi se fëmijët që kalonin kohë cilësore me gjyshërit e tyre kishin më pak gjasa të zhvillonin steriotipizime për grupet e tjera të shoqërisë (jo të ngjashëm me ata) karakteristike për qeniet humane kjo sipas shkencëtarëve.
Hulumtuesit në Universitetin e Liegut në Belgjikë morën në studim 1.151 fëmijë në pjesën frankofone të Belgjikës, të cilët ishin midis moshës 7 dhe 16. Ata i pyetën fëmijët se çfarë mendonin për të moshuarit në përgjithësi.
Pas përpunimit të të dhënave rezultoi se fëmijët që kalonin kohë cilësore me gjyshen dhe gjyshin kishin mendime më të favorshme për të moshuarit, duke pohuar jo vetëm që i pranonin por ishin të gatshëm të kalonin kohë me ta, sepse i bënte të ndiheshin mirë. (Mjerisht, fëmijët që kishin gjyshër jo shëndetplotë, por me ndonjë problem shëndetësor, kishin më shumë gjasa të kishin mendime negative për të moshuarit.)
Ishte mungesa e kontaktit apo lidhjeve me gjyshërit ato që ndikonin në formimin e këtyre mendimeve negative. Më shumë sesa shpeshtësia e kontaktit, sipas psikologëve ka cilësia , mënyra sesi gjyshërit e kalojnë kohën me nipërit e mbesat , e sa janë të gatshëm të dyja palët të ndërveprojnë .
Për shumë fëmijë, gjyshërit janë kontakti i tyre i parë dhe më i shpeshtë me të rriturit më të moshuar, ndaj një lidhje e mirë me ta, do të ndikonte në mënyrën sesi fëmijët do te pershtaten me pas ne grupe te tjera me njerez shume me te medhenj se ta

Share With:



30 Views