Publikon pa dashje foton e djalit, ja imazhi që Adelina fshiu menjëherë

Me ardhjen në jetë të vogëlushit të saj, Jon, Adelina Tahiri është shumë e lumtur dhe shpesh ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente që kalon me të. Por gjithmonë, fytyrën e vogëlushit e ka mbuluar me ‘emoji’ në mënyrë që të mos e bëjë publike dhe të ruajë privatësinë e tij. Mirëpo para pak minutash ajo ka publikuar një foto ku Jon, shfaqet i gjithi dhe i pambuluar. Me sa duket këngëtarja e ka publikuar gabimisht, pasi vetëm pak minuta më vonë e ka fshirë dhe e ka rihedhur sërish me një ‘emoji’ në formë zemre të vendosur në fytyrë.

Por mediave nuk ju ka shpëtuar ky moment. ‘Xing.al’ ka publikuar fotonc dhe me sa duket Jon është një fëmijë shumë i shëndetshëm.

Share With:
Translate »
871 Views