Pushimet e para të Sias, Ami ndan foton e ëmbël

Familja Mamaqi ka nisur pushimet dhe fotot e tyre i kanë ndarë herë pas here me ne.
Ami dhe Ermali kanë zgjedhur brigjet turke për këtë sezon dhe duket se po relaksohen më së miri, të ndarë në dy grupe.
Gocat me gocat dhe çunat me çunat.
Pak më parë pamë Ermalin dhe Joelin tek po rikrijonin klipin e Elvanës “Ku vajti” me hedhje çmendura në pishinë, ndërsa Amit i duhet të qëndrojë e të përshtatet me kushtet që i ka vënë Sia.
Vajzat duket se po shijojnë drekën sëbashku dhe mami na ka përshëndetur të gjithëve me këtë foto të ëmbël.
Vogëlushja duket se nuk është ende gati të prezantohet me ne pasi i ka mbyllur sytë, pa patur nevojë që këtë ta bëjë Ami.
Në fakt ne mezi presim të të njohim Sia. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1006 Views