Pyetja që mundon të gjitha nënat: Ta ushqej apo ta lë të hajë vetë?

Kur fëmija fillon të kuptojë dhe kërkon t’i prekë të gjitha objektet dhe gjithçka i del para, është nga momentet më të vështira për prindërit, pasi nuk di si të veprojë. I tillë është edhe rasti i ushqimit. Cila mënyrë është më e mirë? Ta ushqeni ju apo ta lini të veprojë vetë?

Një fëmijë në këtë moshë mendon se mund të bëjë çdo gjë vetë.

Por si duhet të veproni?

Kur vjen orari i ushqimit, është mirë ta vendosni fëmijën para një tavoline dhe t’i shërbeni pak ushqim me një lugë të vogël. Kështu i jepni mundësinë të ushqehet vetë dhe të mësohet me këtë proces, pavarësisht aksidenteve të vogla të përlyerjes në kuzhinë.

Në të njëjtën kohë ushqeheni edhe ju nga pak, në mënyrë që sasia e ushqimit të jetë e duhura, pa presion dhe teprime. Kështu, ai do të mësohet dhe do për një kohë të shkurtër do të hajë i pavarur.

Share With:
Translate »
500 Views