Pyetjen delikate që i bëri të atit ditën e dasmës, Princi Harry e zbuloi vetëm tani

Princi Harry nuk kishte folur me herët për një detaj që nuk ka kaluar pa vëmendje ditën e dasmës së bujshme në maj. Një prej skenave të dasmës së tij dhe Meghan Markle ka të bëjë edhe me Princin Charles. Gjatë një interviste për dokumentarin e BBC One, “Prince, Son and Heir: Charles at 70”, Harry zbuloi edhe një sekret që deri tani e kishte mbajtur të fshehtë – një pyetje pas së cilës mori një përgjigje të ëmbël nga i ati.

Duke u kthyer pas në kohë, në maj, për këtë skenë ka pasur mjaft polemika. Për çfarë e pyeti Harry të atin ndërsa ai afrohej bashkë me Meghan në altar? Spekulimet për të atin e Meghan Markle, Thomas Markle, që asokohe kishin marrë dhenë, i kishin dhënë ndikimet edhe në familjen mbretërore. Sipas People, gjatë dokumentarit, Harry zbulon atë që tha i Charles kur u afrua së bashku me bashkëshorten e tij të ardhshme.

E pyeta për të dhe mendoj se e dinte më parë pyetjen, ndaj u përgjigj menjëherë:” Po, natyrisht, do të bëj çfarë të jetë e nevojshme për Meghan, jam këtu për t’ju mbështetur”,- kujton Harry. Për Harry-n është një mundësi fantastike të ketë gjithmonë mbështetjen e të atit, por ta merrte këtë konfirmim në një kohë të trazuar me lajmet e të atit të Meghan-it ishte edhe më e rëndësishme.

Auu! Charles u ngjit në altar për t’i dhënë mbështetje të birit dhe nuses së tij dhe gjesti që bëri e lidhi edhe më shumë me Meghan.

BBC One ka shfaqur për herë të parë dokumentarin për jetën e re në familjen mbretërore dhe shumë sekrete të tjera nga oborri i mistershëm.

Share With:
Translate »
619 Views