Qajnë binjakët, George Clooney habit me gjestin që bëri për pasagjerët e avionit

George Clooney dhe  bashkëshortja e tij Amal Alamuddin 6 muaj më parë sollën në jetë binjakët e tyre në Londër. Teksa kanë udhëtuar me avion, çifti Clooney ka dhuruar për udhëtarët në bord kufje, duke i kërkuar kështu falje  për shqestësimin që ndoshta do të kishin nga të qarat e binjakëve të tyre.

Ella dhe Aleksandër janë vetëm 6 muajsh dhe ai i kërkon falje të gjithëve pasi janë të vegjël dhe mund t’i shqetësojnë udhëtarët e avionit. Clooney mendoi se kufjet mund të ishin gjëja e duhur për ta. Kufjet paraqesin logon e aktorit Casamigos Tequila dhe në to shënohet një shkrim ku George  i kërkon falje përpara kohe, nëse binjakët bërtisnin.

Share With:



471 Views