Qëndrimi zyrtar nga vëllai dhe kunata për fejesën e Princ Harry-t

Është publikuar tashmë lajmi që Princ Harry dhe Meghan Markle janë fejuar pas një postimi në Twitter nga Clarence House në emër të Princ Charles.

Pas njoftimit, Kensington Palace ka ndarë më shumë detaje për fejesën duke zbuluar që Harry dhe Meghan do të martohen gjatë pranverës së vitit të ardhshëm dhe do të shfaqen më vonë gjatë ditës për foto dhe një intervistë ku do të flasin për lajmin e tyre të bukur.

Pas tymnajës së gëzimit dhe lajmeve rreth shpalljes shumë të përshpejtuar të fejesës, Duka dhe Dukesha e Cambridge-it kanë ndarë gjithashtu reagimin e tyre për fejesën e Princ Harry.

Kensington Palace ka thënë që Kate dhe Princ William ishin ‘shumë të lumtur’ nga lajmi dhe për ta ishte ‘e mrekullueshme’ të njihnin Meghan, që do të bëhet shumë shpejt anëtare e familjes mbretërore.

‘Ne jemi shumë të lumtur për Harry-n dhe Meghan-in’, lexohet në statusin e tyre. ‘Ka qenë e mrekullueshme të njihnim Meghan dhe të shihnim sa të lumtur janë bashkë ajo dhe Harry.’

Familja mbretërore gjithashtu kanë zbuluar që Mbretëresha dhe Duka i Edinburgh-ut ishin ‘shumë të gëzuar për çiftin’ pasi kishin dëgjuar për propozimin e nipit të tyre dhe uronin për Harry dhe Meghan ‘shumë lumturi’.

Pallati ka publikuar dhe një deklaratë nga prindërit e Meghan, Thomas Markle dhe Doria Ragland, që gjithashtu kanë thënë që janë ‘jashtëzakonisht të lumtur’ për vajzën e tyre dhe të fejuarin e saj.

Të gjithë të lumtur!

Share With:
Translate »
1603 Views