Qeni nuhat kancerin tek 3-vjeçarja, i shpëton jetën vogëlushes

Pippa Woods u diagnostikua me leucemi limfoblastike, pasi qeni i familjes kishte filluar të sillej çuditshëm kur ishte pranë saj. Kur prindërit vunë re se qeni refuzonte ta linte vajzën vetëm, ata dyshuan se diçka nuk po shkonte siç duhej. Pasi kreu të gjitha vizitat e nevojshme, prindërve të vajzës nga Mbretëria e Bashkuar iu dha përgjigja që askush nuk do të donte ta dëgjonte, ajo ishte me leucemi. Seancat e kimioterapisë i shkatërruan qelizat kanceroze në gjakun e vajzës dhe tashmë ajo po bën mjaft përmirësim.
Kimioterapia ka rezultuar e suksesshme për shkak të kapjes së sëmundjes në fazat e saj të para. Prindërit e Pipës, Philip 30 vjeç dhe Paula 38, i janë shumë mirënjohës qenit të tyre për këtë gjë, sepse vetëm falë tij ata mundën të merrnin vesh se vajza e tyre ishte e prekur nga një sëmundje e tillë. Rezultati mbi sëmundjen e Pipës doli vetëm pak pasi u bënë analizat e gjakut. Trajtimi po shkon më së miri, mjekët janë shumë të kënaqur me rezultatet e deritanishme dhe thonë se, nëse vazhdohet me këto hapa, në vitin 2018 Pipa do ta ketë përfunduar trajtimin dhe do të jetë e lirë nga leucemia. Kjo është prova se qeni është vërtetë miku më i mirë i njeriut.

Share With:
Translate »
872 Views