Qeveria merr një vendim për studentët që humbën të afërmit pas tërmetit

Të gjithë studentët në Durrës, Tiranë dhe Lezhë që humbën të afërmit e tyre do të përfitojnë bursë në masën 15 mijë lek në muaj.

Vendimi është zyrtar dhe vjen në kuadër të paketës së ndihmave që qeveria ka miratuar për njerëzit e prekur nga tërmeti njësoj siç janë strehimi i menjëhershëm apo pensionet e posaçme.

Nga kjo bursë do të përfitojnë studentët që ndjekin arsimin e lartë në universitetet publike, për vitin akademik 2019-2020, të cilët humbën persona të familjes në tërmetit e të martës së shkuar (26 nëntor).

Në këtë rast ata do të përfitojnë 5 mijë lekë më tepër se të rinjtë e tjerë që ndjekin studimet e larta. Ata që do të merren me identifikimin e këtyre studentëve do të jenë vetë universitetet që më pas do të dërgojnë listat për miratim në ministrinë përgjegjëse për arsimin.

Share With:



41 Views