Rama publikon për herë të parë me fytyrë Zahon nga një portret familjar

Ndodh rrallë, por sonte kryeministri i vendit Edi Rama na ka treguar një copëz nga jeta e tij familjare. Është munduar për 4 vite të mos e zbulojë me fytyrë të birin, Zahon por sonte Rama është “dorëzuar” duke publikuar një foto vërtet të bukur nga një darkë familjare me bashkëshoren e tij, Lindën, Gregun, Rean dhe Zahon. Pak si Rea, pak si Gregu, pak si Linda, e pak si Edi, Zaho duket se i ka marrë të gjithëve nga pak.

Kanë kaluar më shumë se 4 vite qëkur silueta e bebes së porsalindur do të pushtonte mediat. Në një kohë rrëmujash politike duket sikur puthja e këtij personazhi, zbut gjithçka dhe sfidon çdo gjë. Fëmija i tretë në familjen Rama duket sikur është rritur aq shumë sa të krijohet ideja sikur gota e verës përpara, nuk është e Gregut, por e tij. Nuk duam ta ekzagjerojmë, por koha ka fluturuar vërtet shpejtë dhe thjesht na bëri përshtypje fytyra e vogël e këtij djali që kishim vite që prisnim ta njihnim…

Të gjithë duken të qeshur dhe në harmoni, ndërsa kryeministri është më i fshehur, pasi duket qartazi se ai po e shkrep foton.

View this post on Instagram

?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Nuk e dimë me ç’rast është mbledhur familja Rama, por fotoja dhe portretet e gëzuara konfirmojnë se duken më të lumtur se kurrë! Ama Zaho, është ai që na e vodhi zemrën të gjithëve!

Share With:
Translate »
673 Views