Reagon më në fund Kylie mbi atësinë e Stormit

Menjëherë pasi Kylie Jenner nisi të bënte publike imazhet e vogëlushes së saj, Stormi, rrjeti nisi të luajë me atësinë e saj.

Qarkulluan thashetheme se babai i vërtetë i Stormit nuk ishte Travis Scott, por roja e 20 vjeçares, Tim Chung.

Edhe pse ata heshtnin, lajmet sa vinin dhe merrnin përhapje edhe më të gjerë. Chung, kur është pyetur nga gazetarët, ka thënë se me Kylien nuk kishte asgjë më shumë sesa profesionale dhe iu lut mediave ta linin të qetë.

Stormi, Kylie Jenner & Tim Chung

Ndërsa reagimi i fundit vjen nga vetë Kylie e cila postoi në Instagram një foto me partnerin e saj, Travis Scott gjatë paraqitjes së tyre në Met Gala.

Krah fotos ajo shkruan qartë: Prindërit e Stormit’, duke mbyllur njëherë e mirë gojët e liga.

Stormi’s Parents ?

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Ditë më parë u raportua që Kylie dhe Travis Scott kanë qeshur me faktin se si truproja Tim Chung është përfshirë në këtë skandal pasi ai vetëm është kujdesur për ta.

Por nga e qeshura, gjërat janë bërë serioze!

Travis Scott dhe Kylie Jenner në Met Gala 2018

Travis Scott, duke u nisur nga problemet e Kanye West me truprojat e Kim Kardashian, ka kërkuar një këshillë nga reperi amerikan se çfarë vendimi duhet të marrë, është shprehur një burim i afërt i familjes për Hollywoodlife.com.

Siç raportohet nga media amerikane, Kylie ka shumë besim te truproja e saj, Tim, por Travis i ka thënë “O unë, o ai këtu”.Travis i ka kërkuar Kyliet ta pushojë nga puna atë dhe të punësojë dikë tjetër që nuk është model.

Share With:
Translate »
693 Views