Receta e mamit | Kërpudha me vezë

Përbërësit që na nevojiten për të përgatitur recetën kërpudha me vezë janë; 500 gr kërpudha, 4 lugë vaj, 4 vezë të ziera, 80 gr djath, krip, piper, spec djegës.

Përgatitja e tyre nis me pastrimin e kërpudhave nëse ato janë të freskëta, pastohen dhe grihen me fletëza të holla, ndërsa kur i kemi të marinuara vetëm i kullojmë nga lëngu i tyre. Pasyaj në një tigan hedhim vajin dhe e nxejmë, më pas hedhim kërpudhat derisa të zbuten dhe të avullojnë lëngun që lëshojnë.

Më pas i hedhim kripë, piper dhe sipas dëshirës spec diegës. Pasi zbuten mjaftueshëm i rendisim në një enë qelqi dhe sipër vendosim vezët e ziera të prera në rende. Masës i shtojmë sipër majonezë, djathë kaçkavall të grirë me fleta të holla dhe e vendosim për 5 minuta në furrë.

Share With:
Translate »
852 Views