Receta e mamit | Njeriu Biskotë, ëmbëlsira e Krishtlindjes që nuk duhet të mungojë në tryezën festive sot

Çdo 25 dhjetor miliona besimtarë të krishterë, por jo vetëm, mblidhen rreth tryezës festive për të festuar Krishtlindjen. Një datë e shënuar si kjo kremtohet pranë tryezës festive, ku sigurisht nuk mund të mungojë Njeriu Biskotë. Gjithashtu, Njeriu Biskotë ka ngjyrën kafe, atë të tokës, e njeriu u krijua nga toka. Përpos kësaj, Njeriu Biskotë, njësoj si ne, nuk jeton përjetësisht. Ai “lind” për t’u “ngrënë” në një moment e për t’u bërë njësh me krijuesin e tij. E njëjta gjë që na ndodh ne njerëzve me Zotin. Praktika për t’i dhënë Njeriut Biskotë forma të ndryshme daton nga koha e Mbretëreshës Elizabetë. Ajo nderonte me to mysafirët. Njeriu Biskotë (gingerbread man), një nga simbolet e festave të fundvitit dhe një figurë e dashur për fëmijët.  Njeriu Biskotë mund të realizohet nga të gjitha amvisat në shtëpitë e tyre.

PËRBËRËSIT: 375 g miell, 175 g sheqer, 90 g mjaltë, 60 g gjalpë, 1 vezë, 1 lugë fryrës, 1 lugë miks (kanellë, arrë myshk, karafil pluhur), 1 lugë xhenxhefil pluhur.

PËR GLASENË: Përziejmë 250 g sheqer pluhur dhe lëng limoni, derisa të bëhet një masë.
PËRGATITJA: Tretim së bashku gjalpin, sheqerin dhe mjaltin dhe e lëmë masën e lëngshme të ftohet pak. Ndërkohë,përziejmë miellin me erëzat dhe
fryrësin. Më pas, masës së lëngshme i shtojmë edhe vezën dhe e përziejmë me miellin. Pasi brumi i biskotave të jetë gati, e hapim dhe e presim në forma të ndryshme. Vendosim në tavë një letër furre, shtrojmë biskotat dhe i pjekim për 10-12 minuta në temperaturën 180 gradë C. Kur të ftohen, i zbukurojmëme glasenë, i lidhim me fjongo dhe këto krijesa të ëmbla janë gati për t’u dhuruar.

Share With:



115 Views