Receta e mamit | Qofte me thjerrëza

Përbërësit:
200 gr thjerrëza të kuqe
200 gr grurë (i qëruar)
1 kokërr qepë (e grirë imët)
1 lugë koncentrat domatesh
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël spec i kuq
1 lugë e vogël kumin pluhur
1 tufë majdanoz (i grirë)
6 copë qepë e njomë (të grira)

1 – Lani mirë thjerrëzat dhe ziejini me ujë (4-fishi i sasisë së thjerrëzave), për rreth 20 minuta, ose deri kur të zbuten.
2 – Pak para zierjes shtoni grurin dhe ziejini akoma për 2 minuta.
3 – Fikni zjarrin dhe lërini të pushojnë për disa minuta dhe më pas hiqni ujin e tepërt.
4 – Në një tigan shtoni vajin e ullirit dhe skuqni qepën me koncentratin e domateve. Shtoni ingredientët e tjerë (me përjashtim të gjethes së sallatës jeshile), përziejini mirë dhe lërini të ftohen.
5 – Formoni qoftet me thjerrëzat, grurin dhe përbërësit e tjerë dhe servirini në pjatë me gjethet jeshile.

Share With:



168 Views