Recetat e mamit/ Kërpudha të mbushura

1 kg kërpudha
2 tuba spinaq
1 spec i gjelber
1 spec i kuq
Kaçkavall
vaj vegjetal
kripë
Biber i zi.

Përgatitja:

Spinaqin e pastroni, e preni në copa të vogla, e vendosni në tigan me vaj dhe e fërgoni. Pastaj ia shtoni specat e grirë, kripën dhe biberin e zi. Kërpudhave ia largoni pjesën e sipërme dhe i rëndisni në tepsi.

Pëmbi secilës kërpudhë ia derdhni pak vaj vegjetal, i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 12 minuta.

Pas pjekjës 12 minutëshe ia vendosni kërpudhave spinaqin e fërguar, pak kaçkavall dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius derisa të shkrihet kaçkavalli.

Share With:



337 Views