Recetat e mamit | Pilaf me mish të grirë dhe karota

Përbërësit:

320 gr oriz

250 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

70 ml verë të bardhë

2-3 karrota

Kripë, piper i zi

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë çaji gjalpë

Majdanoz

 

Në një tigan vendosim 2 lugë vaj ulliri  dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente, më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të thërrmohet. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë orizin (të shpëlarë) dhe e trazojmë derisa të mos ketë lagështire.

Më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë ujë (masa 1 oriz – 2 ujë) ose lëng mishi apo perimesh. E rregullojmë përsëri shijen me kripë dhe e lemë orizin të ziejë për 14 minuta. Në 6 minutat e fundit shtojmë karrotat, 1 lugë çaji gjalpë dhe 1 lugë majdanoz të grirë hollë.

Pasi të përfundojë koha e zierjes së orizit, vendosim mbi tenxhere 1 pecetë, pastaj vendosim kapakun dhe e lemë orizin të pushojë për 10-15 minuta. Më pas e shërbejmë duke shtuar në pjatë pak piper të zi.

Share With:
Translate »
1777 Views