Rëndësia e fjalëkryqeve në zhvillimin e fëmijëve

Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë vërtet “inteligjent” jepni të zgjidhë fjalëkryqe. Ja përse duhet t’i jepni…

Mësimi argëtim, zhvillim të memories dhe kohë të kaluar të dobishme, garanton zgjidhja e fjalëkryqeve, thonë psikologët.

Studimet tregojnë që kjo formë argëtimi është mjet didaktik, i cili nga fëmija mesatar gradualisht bëhet “inteligjent” i vërtetë, sepse ndikon në zhvillimin e shkathtësive.

Ekspertët këshillojnë prindërit që fëmijëve t’u “ndërfutin” fjalëkryqe kurdo që munden, për shembull derisa udhëtojnë, shikojnë TV apo ndihen të mërzitur.

crosssword-solving-ai-are-the-future

Gjithmonë është mirë t’i zgjidhin mirëpo preferohet të jenë pranë të të rriturve të cilët do t’u ndihmojnë tek pyetjet e vështira.

Udhëzoni vetë që të arrijnë te përgjigjet e thjeshta. Për shembull, nëse u keni sugjeruar herën e kaluar zgjidhje të caktuara, dhe sërish nuk i dinë, ndihmoni që t’u kujtohet, udhëzoni në cilin drejtim të mendojnë.

Kështu bashkë do të punoni në përqendrim dhe në memorie, ndërsa me kalimin e kohës shkollarët gjithnjë e më lehtë do t’i mësojnë mësimet.

Psikologët theksojnë që është me rëndësi që të rriturit t’u ndihmojnë fëmijëve që fushat e veta drejt t’i plotësojnë dhe bashkërisht t’i kontrollojnë zgjidhjet.

Share With:



25 Views