Reperi shqiptar bën deklaratën e papritur: Fëmijët e mi tashmë janë të pasur

Reperi shqiptar me famë botërore , Gashi, është kthyer në një emër shumë të dëgjuar në fushën e muzikës. Këngët e tij arrijnë një sukses të paparë dhe reperi nuk humbet rast pa e shpalosur para të gjithëve famën që rritet nga dita në ditë.

Gashi është shumë aktiv në rrjete sociale dhe poston vazhdimisht, ndonëse një pjesë të tyre më pas i fshin (sidomos deklaratat). Së fundmi përmes një postimi në Instagram Gashi ka treguar se kënga e tij ‘My Year’ do klasifikohet çdo vit numri 1.

Po ashtu reperi ka bërë dhe një deklaratë të papritur: “Fëmijët e mi të ardhshëm janë që tani të pasur”, ka shkruar ai, duke dashur të thotë se ka grumbulluar një pasuri të atillë që i mbulon dhe shpenzimet e fëmijëve të tij në të ardhmen, për më tepër iu mundëson dhe luksin e një të pasuri.

Share With:
Translate »
443 Views