Reperi shqiptar heq dorë nga Instagrami: “Rëndësi ka familja!”

Reperi i njohur shqiptar Skerdi do të heqë dorë nga rrjetet sociale.

Këtë vendim ai e ka lajmëruar përmes Instagramit, ku shkruan se ka vendosur të shkëputet për një farë kohe, për t’ia kushtuar kohën familjes dhe shëndetit.

 “Me rëndësi në këtë jetë është shëndeti dhe familja. Nuk do jem më pjesë e rrjeteve sociale për disa kohë, respekte të gjithëve deri këtu ku ishim bashkë”, ka shkruar Skerdi.

Rreth dy muaj më parë u bë me dije lajmi se Skerdi Ago dhe partnerja e tij, gazetarja Vesa Rama ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ishte vetë çifti që e bëri të ditur lajmin e gëzueshëm nëpërmjet një postimi në Instagram dhe që prej asaj ditë, ata kanë nisur të zbulojnë detaje të reja mbi jetën e tyre private.

Nuk e dimë pse ky vendim i papritur vjen pikërisht tani!

Share With:



68 Views