Reperi Stresi bën gjestin human, merr përsipër ndërtimin e shtëpisë së familjes Marikaj

Mesa duket edhe reperi Stresi e ka përjetuar shumë keq fatkeqësinë që preku Shqipërinë mëngjesin e të martës, ku 51 persona humbën jetën dhe mbi 900 të tjerë ngelën të plagosur.

Shumë figura publike morën përsipër ndërtimin e shtëpive të të prekurve nga tërmeti dhe një ndër ta ka qenë edhe Stresi.

Që kur ndodhi fatkeqësia, Stresi i ka qëndruar pranë të prekurve nga tërmeti duke i ofruar ndihmën e tij të pakushtëzuar. Pas vizitës që ka bërë në një nga familjet që kanë ngelur në qiell të hapur, ai ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së tyre. Bëhet fjalë për familjen Marikaj.

“Kam ardhur të bëj apel për këtë fëmijë, për këtë burrë, për këtë grua, për këtë fëmijë që është duke fjetur. Shikoni çfarë kushtesh, shtëpia i është prishur prej tërmetit. Do e bëjmë me ndihmat e mia, do ja rregulloj shtëpinë. O vdes o mbaj premtimin tim. Ma keni këputur shpirtin”, thotë Stresi teksa shihet duke i dhënë familjes paratë që ka në xhep.

 

Share With:
Translate »
388 Views