Rezart Veleshnja ndan me të gjithë historinë e trishtë: Pas një lufte me kancerin e gjirit….

Kanceri i gjirit është një sëmundje që prek më së shumti femrat dhe është mjaft i përhapur. Duket se për fat të keq, edhe aktori Rezart Veleshnja ka përjetuar ditë jo të mira për shkak se kjo sëmundje ka prekur edhe nënën e tij. Vetëm sot, ai ka vendosur të ndajë me të gjithë historinë e trishtë, por me një fund të lumtur. “Sot mendova ta ndaj me ju, edhe pse mund të duket e çuditshme, por gëzimi që kam ma lejon këtë! Pas një lufte me kancerin e gjirit që nëna ime kaloi, arrita të kuptoj se jakët e bardha shqiptare janë më të aftët në botë, jam krenar për kirurgët shqiptarë. Ky është Helidon Nina, një nga kirurgët më të mirë, i cili shpëtoi dhe jetën e nënës sime! Të jam mirënjohës. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde. Flm QSUT!”, shkruan Veleshnja krahas fotos ku shfaqet doktori në fjalë. Të shumtë janë ata që kanë nxituar t’i urojnë shëndet nënës së aktorit. Kujtojmë se kjo histori përkon edhe me muajin tetor që njihet si muaji kundra kancerit të gjirit.

Share With:
Translate »
481 Views