Rezarta Shkurta është shtatzënë dhe këtu kemi provën se pret fëmijën e dytë

Më 13 shtator të këtij viti Ermal Hoxha u lirua nga burgu dhe tashmë duket se familja po feston një tjetër gëzim.

Bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta ndau ditën e djeshme me ndjekësit një video, ku të tre bashkë me vajzën Hera, zbukurojnë pemën e Krishtlindjeve.

Në shtëpinë e saj tashmë ndihet atmosfera festive, ndërsa kjo është hera e parë pas 4 vitesh që e gjithë familja është e bashkuar dhe do të festojnë bashkë ndërrimin e viteve.

Ndërsa të gjithë e kishin mendjen te pema, ne vuri re barkun e rrumbullakosur të këngëtares. Gjithashtu lajmi se së shpejti familjes do t’i shtohet edhe pjesëtari i katërt u konfirmua nga burime të “iconstyle.al”, të cilët tregojnë se ajo po lë tremujorin e parë të shtatzënisë.

Rezarta njihet për fizikun e saj perfekt, ndaj pas shëndetit në bark mësohet se fshihet shtatzënia e këngëtares.

Familja duket se po feston një tjetër gëzim, ardhjen në jetë të një fëmije vitin e ardhshëm, të cilin ende nuk e kanë bërë publike.

Edhe ndjekësit e saj në Instagram duket se kanë kuptuar tashmë diçka pasi shkruajnë:

“Gëzuar t’ju zërë ky vit dhe duket se së shpejti do të vijë dhe i katërti”;

“U kënaqa duke e parë… Vitin tjetër qofshi më shumë në shtëpi (djalin)”.

Më herët vajza e tyre Hera ka shprehur dëshirën për një motër dhe duket se prindërit do t’ia plotësojnë dëshirën.

Rezarta kujdeset që mos të dalë para kamerës, por barku i saj në profil është i dukshëm, ndërsa në disa momente mban dhe dorën sipër tij.

Share With:



354 Views