Rihanna do të bëhet nënë

E veshur vetëm me një tutë si leopard transparente dhe është tepër seksi. Seksi dhe e dashuruar. Kështu shfaqet 31-vjeçarja Rihanna në fotografitë e Pierre-Ange Carlotti në edicionin veror të revistës “Interview”.

Këngëtarja nga Barbadosi iu rrëfye Sarah Paulson, bashkëprotagonistes në “Oceans’s 8”, se është e dashuruar dhe dëshiron të krijojë familje, të ketë fëmijë.

Rihanna tregon se ka nisur të bëjë hapa të vegjël, si shëtitjet, blerjet në markete dhe flet për marrëdhënien me Hassan Jameel, e nisur në vitin 2017: “Kisha nevojë edhe për këtë, të ushqeja edhe këtë pjesë të timen… Në kalendarin tim tani janë dhe ditët “P”, personale, diçka e re për mua”.

“Jam e dashuruar. Sa për martesën, vetëm Zoti e di. Gjëja që dua më shumë është të bëhem nënë”.

Share With:



137 Views