Rina i tregon fotot me rrobabanjo, nëna i bën komentin e paparë reperes

Pas një sezoni të ngarkuar me koncerte, këngëtarja Rina Balaj është larguar prej disa ditësh në Turqi ku dhe po kalon pushimet në vendin e njohur “The Land of Legends”.

Rina ka qenë shumë aktive dhe vazhdimisht ka publikuar foto dhe video nga vendi përrallor ku po pushon, ku dhe pozat e saj me rrobabanjo kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi ajo i ka treguar një foto me rrobabanjo nënës së saj në një bisedë në ‘Whatsapp’ dhe përgjigja e saj i ka shkrirë së qeshuri fansat.

Mamaja i ka dërguar një ‘gif’ këngëtares së njohur mbi të cilën shkruhej: “Ju të gjithë keni nevojë për Jezusin!”, një përgjigje tipike e nënave.

Share With:



135 Views