Riselda Sejdia: Djali bëhet shumë keq, nuk do që të bëjmë fëmijë tjetër

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ishte koreografja e njohur Riselda Sejdia e cila tregoi më shumë për udhëtimet në Dubai e jetën luksoze. Rudina e pyeti Riseldën edhe për jetën private dhe nëse ajo dhe Ajdini kanë menduar të zgjerojnë familjen me një tjetër fëmijë.

Koreografia u shpreh se djali i tyre Brahimi nuk e dëshiron një fëmijë tjetër në familjen e tyre prandaj nuk janë bërë mbarë.

“Unë e kam thënë dhe herët e tjera se ndalesë për këtë ka qenë Brahimi. Ndoshta të tjerët që e dëgjojnë, ndoshta dhe nuk e besojnë, por kjo është e vërteta. Dhe kjo gjë nuk më ka bërë mbarë më tepër. Sepse e shikoj që ndihet shumë keq, kur hapet një muhabet që të vijë një fëmijë tjetër në jetë. Bëhet shumë keq. Edhe pse është rritur, tani prapë vazhdon me atë lloj konceptimi. Dhe për momentin nuk kemi asnjë plan në horizont të këtij lloji”, u shpreh Riselda.

Share With:
Translate »
1776 Views