Rita Lati ka vetëm një dëshirë për vajzën e saj dhe e tregon hapur

Të ftuara në ‘Shiko kush luan’ mbrëmjen e sotme janë Roza dhe Rita Lati. Nënë e bijë, dy personazhet e dashur për publikun janë vënë përballë njëra-tjetrës, në një nga lojërat e programit. Përballë pyetjeve për marrëdhënien mes tyre, ranë në sy përgjigjet e sinqerta të tyre. Kur u pyet çfarë dëshiron për të ardhmen e vajzës së saj, Rita Lati u shpreh me humor: “Dua të shëndoshet. Si nuk ta bëra njëherë shalën sa Luana”.

Siç duket dëshira më e madhe që ka aktorja e njohur e humorit është të shohë të bijën më të shëndoshë. Më tej Roza u pyet për gjërat që i ka fshehur të ëmës dhe përgjigjja nuk kaloi pa u vënë re. “Kur flas me çunin që nuk i pëlqen mamit dhe kur pi cigare”,-rrëfeu ajo.

Roza dhe Rita janë personazhe të dashur për publikun dhe shpesh herë janë vënë në qendër të medias për marrëdhënien e përkryer që kanë me njëra-tjetrën.

Share With:
Translate »
758 Views