Rita Ora ka luajtur që fëmijë një film të huaj, madje ka folur shqip

Rita Ora tashmë është një këngëtare e njohur dhe e pëlqyer ngado në botë, me këngë të suksesshme që e kanë ngjitur në majat e klasifikimeve. Por, përveç këngës ajo është angazhuar dhe si aktore. Roli i saj i fundit është në filmin “Fifty Shades Freed”, ku interpreton Mian, motrën e personazhit kryesor. Karriera e saj kinematografike në fakt ka nisur shumë kohë më parë. Në vitin 2004, vetëm 14 vjeçe, ajo ishte pjesë e filmit britanik “Spivs”, ku luante rolin e një emigranteje shqiptare, Suzanës. Sigurisht që flet shqip në film.

Share With:
Translate »
1096 Views