Rita Ora uron të ëmën për ditëlindje me foto të rralla nga fëmijëria, puro shqiptarçe

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, ka një arsye të veçantë për të festuar sot pasi nëna e saj, Vera ka ditëlindjen.

Këngëtarja ka bërë një urim tepër të veçantë për nënën dhe një dedikim mjaft të përzemërt.

Rita ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të rralla, të realizuar në fëmijërinë e saj.

Këto imazhe të cilat nuk i kishim parë më parë, na tregojnë Ritën dhe motrën e saj kur ishin të vogla.

Ndërkohë në mbishkrimin e fotografive, Rita ka shkruar fjalët më të bukura për më të shtrenjtën e saj.

 “Për nënën time e cila është frymëzimi më i madh për mua në botë. urime ditëlindjen, faleminderit që je një grua kaq punëtore dhe luftarake, kjo është ajo ku unë marr etiken time të punës”, ka shkruar Ora në Instagram.

Share With:
Translate »
518 Views