Romani për nënën, Besnik Mustafaj merr çmimin “Autorit i vitit” në panair

Një ditë përpara përfundimit të edicionit të 22 të Panairit të Librit, janë ndarë çmimet e këtij viti. Juria e përbërë nga 5 anëtarë, Lili Sula, pedagoge në UT, shefe e departamentit të letërsisë (kryetare e jurisë), Agim Baçi – kritik letrar, Parid Teferiçi – përkthyes, Adriatike Lami – shkrimtare dhe Agim Doksani – përkthyes, për afro 3 muaj janë mbledhur për të përzgjedhur veprat më të mira. Kësisoj, çmimi “Autor të Vitit” i shkoi dje Besnik Mustafajt, me “Dëmtuar gjatë rrugës”, një roman me fund të lumtur.  Mustafaj thotë se me vlerësimin e çmimit më të madh të letërsisë në Shqipëri, legjitimohet edhe dorëheqja ime nga politika e ky fakt me gëzon.

 

“Edhe ai vetë këtë roman e vlerëson si më të mirin që ka shkruar deri më sot. Shija e panairit dhe kontakti me lexuesin për së gjalli është diçka pozitive”, tha shkrimtari. Çmimi “Përkthyesi i vitit” i shkoi Korab Hoxhës, me përkthimin e botimit me poezi “Tetori në vagon” të shkrimtares ruse Marina Cvetajeva. Çmimi i letërsisë së memories i shkoi Lekë Tasit për veprën “Grabjani rrëzë kodrave”. Ndërkaq, një çmimi i posaçëm nga Ambasada Franceze shkoi për Saverina Pashon për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” e Milan Kunderës, botuar nga shtëpia botuese “Dituria”.

Share With:
Translate »
332 Views