Rozana Radi prek me përgjigjen e saj kur e pyesin se si i ka realizuar ëndrrat

Rozana Radi ka rrëfyer shpesh se mungesa e prindërve të saj në jetë, është një nga dhimbjet më të mëdha që nuk mund të harrohet me kalimin e viteve. Të dy prindërit e saj kanë ndërruar jetë vite më parë dhe sa më shumë kalon koha aq më shumë shtohet malli për Rozanën. Ajo nuk lë rast pa i përmendur dhe ka treguar se në jetë ka ecur para duke pasur në mendje imazhin e tyre. Së fundmi në një intervistë virtuale me ndjekësit në ‘Instagram’ ajo ka treguar se në jetë ka marrë shumë zhgënjime, por çdo gjë e ka bërë realitet për hir të prindërve. “Si ke arritur t’i plotësosh ëndrrat e tua?”, e ka pyetur dikush Rozanën në ‘Instagram’. “Nga zhgënjimet! Jam ngritur përsëri drejt asaj që kërkoja. Po më tepër e kam bërë për këta të dy! Familja mbi gjithçka”, ka shkruar Radi bashkangjitur një fotografie të rrallë të prindërve. Kujtojmë se babai i këngëtares, Ferdinad Radi, ka qenë një artist mjaft i njohur, sepse ka luajtur disa role shumë të rëndësishme si aktor në film dhe teatër.

Share With:
Translate »
556 Views