Rrëfehet aktori i njohur: Ja arsyeja pse nuk kam bërë fëmijë

“Raz Degan është mjaft i hapur dhe tregon shumë gjëra, duke filluar nga dashuria e tij me Paola Barale deri te zgjedhja për të mos pasur fëmijë”

Raz Degan ka dhënë një intervistë të gjatë në programin Verissimo, transmetuar pasditen e së shtunës, në Channel 5. Silvia Toff, zonja e shtëpisë ka zbuluar disa nga sekretet e jetës së Raz. Ai, që gjithmonë shfaqej misterioz dhe interesant kësaj radhe është zhveshur, duke filluar të tregojë fillimisht arsyen e vendimit për të mos pasur fëmijë.

“Nuk dua të jem egoist”

“Unë nuk dua të jem egoist dhe të kem një fëmijë që pastaj ta parkoj diku. Dua të kem kohën e duhur për t’u kushtuar dhe deri tani nuk kam mundur “, u përgjigj Raz rreth pyetjes së Silvias për mospasjen e fëmijëve të paktën deri më tani.

Pastaj pyetjet rreth historisë së tij të dashurisë me Paola Barale janë të pashmangshme. “U dashurova me të, sepse ajo ishte thjesht Paola – shpjegoi ai dhe se çfarë po ndodh tani mes të dyve ai shtoi,- Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, ne jemi miq të mirë dhe jemi për njëri-tjetrin”.

“Beqar por jo vetëm”

Përsa i përket jetës aktuale private ai shprehet: “ Kam qenë gjithmonë i angazhuar edhe para se të njihja Paolën, ndryshimi tani është se jam i lirë, gjë e cila më pëlqen. Nuk jam vetëm, nuk duhet të ngatërrohet”.

Share With:



28 Views