Rrëmbyesit ia tërhoqën nënës nga dora, gjendet vajza 6-vjeçare

Është gjetur vajza 6-vjecare e kampionit të garave me skaf në Afrikën Jugore, e cila u tërhoq me forcë nga krahët e nënës.

Vogëlushja e Wynand de Jager u gjet në cep të rrugës në orët e para të mëngjesit të së martës. Familja zemërthyer e përshkroi këtë moment si “19 orët më të gjata të jetës”, duke shtuar se vajza ishte shumë mirë nga ana shëndetësore.

Rrëmbyesit kishin kërkuar 110 mijë paund për vajzën, por policia njoftoi se nuk janë paguar. Ndër të tjera, oficerët thanë se cështja u bë aq e madhe sa rrëmbyesit mund të jenë frikësuar, prandaj kanë lënë vogëlushen në rrugë dhe ia kanë mbathur.

Share With:



105 Views