Rrezikohej jeta e saj dhe e bebit, 41-vjeçarja nga Burreli shpëtohet dhe lind fëmijën e tetë

Këtij fëmije i rrezikohej jeta ende pa lindur! Për shkak të komplikacioneve, një 41-vjeçare shtatzënë banuese në Burrel rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.

Ajo arriti që të sillte në jetë fëmijën e saj të tetë, pasi u transportua me helikopter mëngjesin e sotëm nga Burreli në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku lindi djalin.

Falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve dhe urgjencës mjekësore nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Këtë e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Facebook”:

“Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë, falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare. E paraqitur me komplikacione në maternitetin e Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit. Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të 8”.

Share With:



143 Views