Rrini të qetë! Shkenca përjashton plotësisht mundësinë e një tërmeti tjetër shkatërrimtar

Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë, tërmetet ndahen në dy kategori: Ata që kanë një goditje të fortë fillimisht dhe pasohen nga një pasgoditje, si dhe tërmete në të cilët pasgoditja është më e fortë se goditja fillestare.

Rasti i parë përfshin 94% të rasteve, ndërsa rasti i dytë vetëm 6%.

Pra tërmeti 6.3 ballë që goditi vendin tonë i përket rastit të dytë.

Në muajin shtator ishte goditja e tij kryesore, ndërsa më 26 nëntor pasoi goditja e dytë e fuqishme.

Lajmi i mirë është se në historinë e tërmeteve nuk është regjistruar asnjëherë një goditje e tretë, ndaj shkencërisht nuk ka asnjë mundësi që vendi të goditet nga një tërmet i tretë.

Kjo është konfirmuar edhe nga faqja “EMSC (Last quake) në Twitter, e cila ka publikuar sot këtë status:

“Të gjithë miqve tonë në Shqipëri që kanë kaluar dy netë shumë të vështira, numri i pasgoditjeve është në ulje të vazhdueshme, e kjo është pikërisht ajo që pritet pas një tërmeti”.

Një tërmet kaq i fuqishëm sa i fundit mund të ndodhë në Shqipëri mesatarisht një herë në 25 apo 30 vjet.

Sipas tabelës së “Ligjit të Omorit”, pasgoditjet do të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm.

Zonat sizmike në lëvizje mund të prodhojë 350 lëvizje mbi 3 riechter, por vetëm 38 me magnitudë mbi 4 dhe në rastin maksimal, vetëm 4 me magnitudë 5.

Shumicja e pasgoditjeve kanë ndodhur, ndërsa të tjerat vijnë gjithmonë në pakësim.

Share With:
Translate »
1335 Views