Rrisni fëmijë kreativë, jo robotë ambiciozë!

Kur përmendet fjala kreativitet, shumica e njerëzve me këtë fjalë e imagjinojnë artin, muzikën, vallëzimin, aktrimin dhe aktivitetet të ngjashme me këto. Sidoqoftë, kreativiteti është blloku ndërtues i shoqërisë ashtu siç e njohim sot dhe brenda vetes e ngërthen secilën fushë të mundshme të cilën ju mund ta imagjinoni.

Po të mos ishte kreativiteti, ne nuk do të mund ta bënim këtë progres që e kemi bërë. Kreativiteti gjithmonë ka qenë çelësi i së ardhmes.

Kështu, përderisa kreativiteti aplikohet në muzik dhe art, ai gjithashtu aplikohet në gjithçka që tani po e shihni – në këto shkrime, në këto fjalë, në këtë ekran, në dritë, në elektricitet – kreativitet është gjithçka që shihni dhe jemi duke e mbytur atë, ngadalë por sigurt.

Për secilin fëmi që shfaq tipare të kreativitetit dhe për ata të cilët e ardhmja premton shumë, duket sikur ekziston një konspiracion që i nxjerr jashtë nga ky kreativitet. Shkollat nuk u mësojnë fëmijëve kreativitetin por konformizmin, prindërit në anën tjetër u kërkojnë fëmijëve pasionet të cilat ata s’kanë mundur t’i arrijn në kohën e tyre, ndërsa shoqëria i veçon ata në mënyrën e gabuar.

Fenomeni i figurës së fëmijës duket se ka mbetur i kufizuar vetëm tek fjala “fëmij”, përderisa të njëjtit fëmijë rralë herë bëhen ata gjenitë që mendohet se do ta ndryshojnë botën. Dhe aryeja kryesore për këtë është se ne nuk i lejojm ata të jenë origjinal – të mbeten ata të mrekullueshmit që kanë lindur për të qenë ashtu.

Fëmijëve u mësohen detyra të vazhdueshme të cilat u’a plogështojnë forcën e tyre kreative – fuqia për ta krijuar të renë por zëvendësohet nga shprehia e ripërsëritjes së të vjetrës, vetëm sepse mund ta bëjnë këtë.

Mësuesit fillojnë t’i favorizojnë këta fëmijë vetëm për shkak se ata tregojnë rezultat duke u bërë “të vegjëlit e dëgjueshëm” të cilët idetë e veta i mbajnë vetëm për vete. Kotësia jonë nuk u lejon atyre të bëjnë progres në atë që ata janë më të mirët – në atë që mund të ndryshojnë me mendjet e tyre të bollshme – dhe kështu ata bëhen dele të përkryera.

Është një gjë të bëhesh ekspert i fushës tënde dhe është krejt tjetër gjë të bëhesh inovator, të bëhesh ai që i thyen rregullat e asaj fushe vetëm për të bërë krijime të reja.

Doktorët më të mirë vazhdojnë vazhdojnë t’u ndihmojnë pacientëve të tyre, por pushojnë së menduari rreth asaj se si sistemi i rrënuar mund të rregullohet.

Profesorët gjenial i inspirojnë disa studentë të zgjedhur, përderisa të tjerët lihen në sistemin e rrënuar të edukimit. Avokatët u ndihmojnë klientëve të tyre të akuzuar gabimisht por ata mbesin të heshtur kur vjen puna tek ndryshimi i sistemin të rrënuar.

Shoqëria është bërë një status quo e madhe sepse mendjeve kreative u janë mësuar rregullat dhe janë detyruar ti ndjekin ato.

Janë ato rregullat të cilat i mësojmë fëmijët tanë ti ndjekin që nga mosha e re. Rregullat të cilat e kufizojn lirinë e tyre personale të të shprehurit, mentalitetin e tyre unik, dhe hapësirën për të cilën ata kanë nevojë që të evoluojnë.

Në një studim i cili i krahasoi familjet e fëmijëve më kreativ me familjet e atyre fëmijëve që zakonisht nuk ishin kreativ, studiuesit kanë zbuluar se dallimi kryesor qëndron tek ajo se si rregulla të ndryshme u ishin imponuar atyre.

Rezultoi se fëmijët më pak kreativ ishin të obliguar që mesatarisht të ndiqnin gjashtë rregulla, të tilla si kohën kur duhet të bëhen detyrat ose koha kur duhet të shkojnë në shtrat. Në anën tjetër, fëmijët më kreativ ishin të obliguar të ndiqnin jo më shumë se një rregull dhe kjo rregull e vetme kishte më shumë veçori morale se sa ndonjë rregull specifike, shpjegon psikologia nga Hardvardi, Teresa Amabile.

Lejimi i fëmijëve për ti zhvilluar vlerat e veta, në vend se ti ngulfasni me rregulla, është ajo që e bënë dallimin mes ushqimit të kreativitetit tek ata dhe mësimit jo kreativ.

Kreativitetin e mbysin rregullat. Natyrisht, rregullat janë të nevojshme që një shoqëri të funksionojë – por gjithashtu është e vërtetë se shumë rregulla nuk gjejnë zbatim në trendin e sotëm botërorë dhe të cilat janë ende aktive. Psikologu Benjamin Bloom i ka studiuar rrënjët e hershme muzikantëve, artistëve, shkenctarëve dhe atletëve të klasit botërorë, vetëm për ta kuptuar se prindërit e këtyre gjenive kurr nuk kanë ëndërruar se po rrisin fëmijë të famshëm.

Ata thjesht u janë përgjigjur motiveve të brendshme të fëmijëve të tyre. Kur fëmijët e tyre donin të bënin diçka, ata thjesht i mbështesnin – që nënkupton një ndryshim të madh nga tentimi për ti vënë në një kuti.

Një person kreativ nuk ka nevojë për ndonjë trajnim elitar për të shkëlqyer në atë që është i motivuar ta bëjë. Ata kanë nevojë për hapësirën e tyre dhe për mbështetjen e atyre që i kanë afër – ata kanë nevojë që të gjithë të tërhiqen dhe ti lejojnë ata ta bëjnë atë që ata dijn më së miri.

Me fjalë të tjera, prindër – ju nuk mund ti programoni fëmijët tuaj për tu bërë kreativ. Nëse provoni ti detyroni ata të bëhen të suksesshëm në diçka, më e mirë që do të arrini është të fitoni një robot ambicioz, i cili nuk do të mendojë shumë se si të sjell kreativitet në atë që është duke e bërë.

“Dashuria është e mirë se sa ndjenja e obligimit” ka thënë Einstein. Dhe ti lejosh fëmijët ta bëjnë atë që vërtetë e duan, në vend se të u’a imponosh ndjenjën e obligimit, është çelësi për të lënë kreativitetin e tyre të shpërthejë.

Disa nga mendjet më të mëdha të shekullit 21 ishin student që e kishin braktisur kolegjin; disa nga mendjet më të mëdha që qëndrojnë mbrapa fushave për të cilat ne kemi diploma sot, nuk kishin diplomuar mbi ato subjekte – ata thjesht ishin të dashuruar me gjërat që i bënin dhe për këtë arsye e bënë më të mirën.

Prandaj, varet nga ju nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet gjeniu të cilin secili fëmijë e ka aftësinë ta arrijë, ose thjesht një dele e kopesë. Bota varet nga gjeneratat e reja.

Rrisni fëmijë kreativë – jo robotë ambiciozë.

Share With:



29 Views