Rriti fëmijët dhe nipërit mes shinave të trenit

Në qytetin e vjetër të Hanoit, Vitenam, pranë liqenit Hoan Kiem , është një komunitet i tërë që jeton në rrugë shumë të veçantë.

Ky qytet është bërë një atraksion për turistët për shkak të shtëpive të ndërtuara vetëm disa hapa larg binarëve të trenit.

Kjo linjë kalon në 21 provinca të Vitenamit. Hekurudha u ndërtua në vitin 1881 që lidh veriun me jugun është e gjatë 1730 km.

Vu Thi Khon jeton këtu prej 27-vjetësh dhe lan enët vetëm një metër larg shinave të trenit. Teksa ajo pastron lëshon një paralajmërim të sinqertë dhe të rreptë.

“Hapni veshtët dhe sytë dhe kushtojini vëmendje sinjaleve të dritës dhe të trenave” thotë ajo, “për të mos u goditur prej tij”. Zonja Khon ka rritur fëmijët dhe nipërit e saj  dhe e di çdo të thotë të jetosh në këtë zonë të rrezikshme.

Hanoi, u hap në vitin 1902 nuk kishte banesa përqark, por teksa qyteti rritej, shtëpitë filluan të ndërtohen shumë pranë shinave të trenit siç do i shihni  në këtë foto galeri.

Share With:



30 Views