Rudina, vajza e Azem Hajdarit kujton ditëlindjen e fundit të babit | Video

Rudina Hajdari përkujtoi përmes emisionit “Rudina”, babain e saj të ndjerë Azem Hajdari.

Deputetja e Partisë Demokratike kujtoi momentet nga ditëlindja e saj e 12-të, si e fundit që festoi me të atin. Ajo tha se është ndjerë mjaft e veçantë atë natë pasi babai i saj i ka kushtuar shumë vëmendje.

“Unë kam qenë 12 vjeç kur ka ndërruar jetë im atë. Ka qenë ditëlindja ime. Ai organizoi një ditëlindje shumë të bukur. Babai ftoi shumë miq të tij dhe unë i kam ende miq ata. Ka qenë një darkë shumë e këndshme me biseda të gjalla. Ai të jepte vëmendje dhe të bënte të ndiheshe e veçantë”, tha Hajdari.

Si rrallë herë, ajo foli sot edhe për familjen e saj.

Hajdari është martuar në 2015 me Mucion Demirajn dhe kanë një vajzë dy vjeç, Sihana. Deputetja rrëfeu se mëmësia e ka ndryshuar shumë dhe e ka bërë të ketë më shumë besim në vetvete.

“Unë dhe bashkëshorti im jemi njohur shumë herët, kur unë isha 16 vjeç dhe ai 18 vjeç. Jemi njohur rastësisht. Por, ai i di aspiratat e mia dhe kthimi im në Shqipëri erdhi krejt i natyrshëm. Martesa nuk e ka ndryshuar jetën time, por të bërit nënë më ka ndryshuar shumë. Kur u ktheva në Shqipëri Sihana ka qenë 18 muajshe dhe në tetor bëri 2 vjeç. Bashkëshorti im tani është në New York, ka një kompani me disa miq të tij, organizojnë evente të ndryshme”, tha Hajdari.

Share With:
Translate »
844 Views