Sa kohë duhet për të mbetur shtatzënë?

Një studim, i publikuar në ditarin “Human Reproduction” (Riprodhimi tek njerëzit), ka analizuar gratë që po tentonin të mbesin shtatzënë duke pasur seks në kohën e ciklin pasi kanë besuar se është koha kur janë më fertile.

Nga 364 gra në këtë studim, 310 prej tyre kanë mbetur që në vitin e parë.

38 përqind kanë mbetur shtatzënë që në muajin e parë.
68 përqind kanë mbetur shtatzënë pas 3 muajve.
81 përqind kanë mbetur pas 6 muajve.
92 përqind kanë mbetur pas 12 muajve.

Në përfundim, hulumtimi ka shkruar: “Shumë çifte kanë arritur të ngjizin brenda gjashtë cikleve me marrëdhënie të caktuara me kohë”.

Pasi kanë provuar për një vit për shtatzëni por pa sukses, ekspertët thonë se duhet të kontrolloni një specialist fertiliteti.

Share With:
Translate »
651 Views