Sa ndikon stresi në fertilitet

Stresi ul fertilitetin femëror, por jo atë të meshkujve. Këtë e sugjeron një studim i kryer nga Universiteti i Boston që ka marrë nën shqyrtim sjelljet psikologjike, shqetësimet e këtij lloji dhe lidhjen që mund të kenë me riprodhimin.

Janë vëzhguar rreth 5000 gra dhe 1300 meshkuj, të cilët nuk kishin hasur problem të këtij lloji, për të kuptuar mirë lidhjen shkak-pasojë të stresit në jetën e tyre, me fokus fertilitetin sigurisht.

Studiuesit kanë mundur të regjistrojnë stresin e perceptuar, duke marrë parasysh edhe faktorët demografik, të sjelljes, regjimin ushqimor, ciklin e gjumit dhe frekuencën e marrëdhënieve seksuale.

Rezultoi se gratë kur janë nën stress kanë të paktën 13% më pak mundësi për të ngelur shtatzënë dhe nëse mosha e tyre ishte mbi 35, atëherë përqindja pësonte rritje të konsiderueshme.

Por nuk u vërejt e njëjta gjë tek meshkujt, që nga ky studim rezultoi se stresi që mund të kenë nuk ndikon aspak në mundësinë për të qenë fertilë.

Share With:
Translate »
701 Views