Sa qenkan rritur Charlotte dhe George! Ja të ftuarit më të këndshëm në dasmën mbretërore

Sot Mbretëria e Bashkua është sy e vesh nga dasma e Princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank, të cilët kurorëzojnë dashurinë.

Por ndër të ftuarit tanë më të dashur përfundimisht janë Princesha Charlotte dhe Princi George.

3-vjeçarja nuk ndalte së përshëndeturi të pranishmit, teksa drejtohej me makinë për në kishën St.George dhe deri sa hyri brenda godinës.

Ashtu siç ishte shpallur dhe më herët, Charlotte ishte një nga shoqërueset e nuses së Eugenie.

Dhe një nga momentet më të këndshme është kur princesha pavarësisht se po përballet me erën e fuqishme, nuk kthehet të përshëndesë me dorë të pranishmit dhe mediat.

Share With:
Translate »
738 Views