Sa të bukur: Jul Deda na prezanton me nipin dhe mbesën e tij

Jul Deda është padyshim një ndër aktorët më të dashur e më të pëlqyer për publikun shqiptar. Ai është po ashtu shumë aktiv në rrjete sociale, ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e tij foto ose video të ndryshme.

Juli ka ndarë shpesh foto me fëmijët e tij ose me bashkëshorten, të cilëve iu kushton një pjesë të madhe të kohës. Së fundmi aktori ka zgjeruar rrethin familjar në profilin e tij të Instagramit duke prezantuar nipin dhe mbesën me fansat. “Se kam një mbesë dhe kam një nip, hajde shkojmë në Amerikë. Vargjet janë kot fare, por foto është super”, ka shkruar ai krah postimit më të fundit.

Nipi dhe mbesa, të cilët quhen Ema dhe Domenik, duket se e kanë trashëguar nga ai ngjyrën e syve.

Share With:



79 Views