Saimir Çili për vajzën e tij: Gabimin e bëra unë

Vajza e kantautorit shqiptar, Saimir Çili, mesa duket ka ndjekur gjurmët e babait të saj dhe së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Junior 2019.

Kënga me të cilën Isea do të përfaqësojë Shqipërinë titullohet “Mikja ime fëmijëri’’, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të kompozuar nga babai i saj. Të ftuar në programin “ Rudina” në Tv Klan, ata kanë folur më tepër për këtë bashkëpunim dhe përvojë të re.

Kur të del fëmija në skenë qenka… Nuk e di është një emocion që nuk shpjegohet me fjalë.. Shumë i fortë. Kënga nisi vetëm për Isean. E lamë njëherë, i thashë ‘babi je akoma e vogël, vitin tjetër’. Javën e fundit para se të bëheshin pranimet, babi dua këngën. 20 herë në ditë: Babi dua këngën. Ishte lajmotivi i ditës dhe thashë epo e do.. do ulem dhe do ta kompozoj”.

Isea është 12 vjeç dhe ka në skenë 7 vite sepse ajo ka dalë për herë të parë në moshën 5- vjeçare. Çili nuk ka qenë gjthmonë dakord që Isea të merrej me muzikë, por kjo ishte një dëshirë e saj.

S’kam dashur që Isea ta ketë profesion muzikën, artin, por jo që mos merret. Domethënë që ta ketë profesion të dytë ose thjesht argëtim për qejfin e saj, për çlodhje, kur i thonë. Por kjo vendosi… Gabimin e bëra unë sigurisht, sepse duke punuar me vëllezërit Laço dhe me Adrian Hilën në “100 vjet muzikë” ishte Adi Hila, Blendi Laço dhe Pandi që thanë do marrim Isean që të hapi spektaklin, ka qenë vetëm 5 vjeç.  Që aty ishte hapi i parë i Iseas, por unë nuk kam dashur. Arti ka një gjë, ose të jesh në pesëmbëdhjetëshen e parë ose mos u merr fare me art”.

Por Isea është e vendosur dhe do të bëhet këngëtare.

Po jam e vendosur, kam shumë qejf të bëhem këngëtare, ose edhe aktore”.

Share With:
Translate »
519 Views