Sali Berisha: Si u ndjeva kur vajza ime më tha se do bëhej pjesë e grevës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot çdo dyshim mbi organizatorët e protestës dhe qytetarëve për rrëzimin e shtatores së dikatorit Enver Hoxha, 27 vite më parë.

Në emisionin “Studio e Hapur” në News24 Berisha tha se gjithçka, nga fillimi i shkurtit e deri në ditën e rrëzimit të shtatores u organizua nga Partia Demokratike.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili nëse edhe vajza e tij ka qenë pjesë e grevës së zhvilluar në qytetin “Studenti”, Berisha tha se nuk mund ta konceptonte një gjë të tillë që të tjerët të futeshin dhe vajza e tij jo.

“Edhe vajza ime ka qenë në grevën e urisë. Ajo më pyeti dhe unë i thashë shumë mirë. S’mund të ndodhte që të tjerët të futeshin dhe ajo jo. Ka ndejtur deri në momentin e fundit. Grevat shndërrohen në një masë të ngurtë që nuk e thyen askush. Po t’i thoshte PD dilni nga greva, ato do thonin gjithmonë Jo,” rrëfeu Berisha.

Share With:
Translate »
888 Views