S’është faji as i ushqimit e as i aktivitetit fizik, pas vështirësive për t’u dobësuar fshihen këto 3 probleme shëndetësore

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit tregojnë se në vitin 2016 më shumë se 39% e burrave dhe 40% e grave, 18 vjeç dhe më të mëdhenj, ishin mbipeshë. Kjo do të thotë se prej 1.9 miliardë njerëzve, mbi 650 milion ishin të obezë. Njerëzit jo gjithmonë e fitojnë peshën e tepërt nga ngrënia e ëmbëlsirave dhe mungesa e stërvitjes. Ndonjëherë arsyet fshihen brenda trupit tonë.

Hipotiroidizmi: Sa më mirë të funksionojë tiroidja, aq më i mirë është metabolizmi juaj. Mungesa e hormoneve tiroide ngadalëson metabolizmin tonë. Një metabolizëm i ngadaltë mund të jetë rezultat i hipotiroidizmit. Në fillim, hipotiroidizmi mund të ngatërrohet me lodhjen e tepërt, sepse nganjëherë ne i konsiderojmë përgjumjen, lodhjen dhe kapacitetin e reduktuar për të punuar si tregues që ne jemi duke e munduar veten. Por duhet të jemi të kujdesshëm. A ju thahet lëkura? A janë të brishtë thonjtë dhe flokët? A përjetoni anemi, përzierje dhe kapsllëk? Ndoshta është për shkak të hipotiroidizmit: metabolizmi juaj përkeqësohet, zorrët tuaja fillojnë të punojnë më ngadalë dhe ju fitoni peshë. Nëse i keni vërejtur këto simptoma, rekomandohet të vizitoni një mjek pasi dieta dhe ushtrimet nuk do të ndihmojnë këtu.

Prolaktinoma: Hormoni i prolaktinës është përgjegjës për funksionet normale riprodhuese dhe, tek nënat, për ushqyerjen me gji. Është gjithashtu përgjegjës për dërgimin e ushqyesve thelbësorë, në sasi të nevojshme, tek një foshnje. Kur hipofiza prodhon shumë prolaktinë, tumoret beninje mund të shfaqen (më shpesh tek gratë sesa tek burrat.) Karakteristikat kryesore janë: sekretimi patologjik i qumështit që nuk lidhet me lindjen dhe periodat e parregullta tek gratë. Burrat përjetojnë zvogëlim të dëshirës seksuale, çrregullime mendore, probleme të syve dhe dhimbje koke. Të dyja gjinitë vuajnë nga shtimi i kilogramëve të tepërt në gjoks dhe në shpatulla. Kjo sëmundje mund të shërohet. Kështu që nuk duhet të humbni kohë dhe të shkoni menjëherë tek një endokrinolog.

Stresi dhe depresioni: Çfarë është kortizoli dhe pse na duhet? Kortizoli është një hormon që prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore. Kontrollon metabolizmin e karbohidrateve dhe është i përfshirë në përgjigjen ndaj stresit. Qëllimi i tij është të kursejë energjinë e trupit gjatë situatave stresuese. Stresi kronik shkakton prodhimin e vazhdueshëm të kortizolit dhe adrenalinës. Në këtë rast, kortizoli shndërron energjinë tonë në yndyrë dhe e ruan atë. A përjetoni lodhje, pagjumësi apo plogështi? Me siguri jeni duke rënë në depresion dhe nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen e keqe, është një sëmundje serioze që vetëm një ekspert është në gjendje ta trajtojë.

Share With:
Translate »
432 Views