“Sheherzadja” dhe “Onuri” po bëhen sërish prindër

Ata u bënë të famshëm në saje të roleve në serialin, “1001 Gece”, i cili u transmetua edhe në televizionet tona kosovare.

Bëhet fjalë për Berguzar Korelin si dhe Halit Ergenc, të cilët edhe në jetën reale janë çift bashkëshortor dhe bëjnë jetë të lumtur.

Mediat turke kanë raportuar se aktorja e bukur tashmë është shtatzënë dhe është në pritje të fëmijës së dytë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë artistja duke thënë se gjithçka po shkon për së mbari dhe së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë.

“Çdo gjë po shkon rrugës së mirë. Lajmi rreth shtatzënisë është i vërtetë. Ne jemi duke e pritur fëmijën tonë të dytë. Një ndjenjë shumë e mirë. Dashtë Zoti që të gjithëve t’ua mundësojë këtë përjetim”, ka thënë ndër të tjerash 36-vjeçarja.

Ndryshe, “Onuri” dhe “Sheherzadja” tashmë janë prindër të një djali të pagëzuar me emrin, Ali. 

Share With:
Translate »
501 Views