Shfrytëzonte 50 gra e fëmijë, vihet në pranga predikuesi fetar

Një mësues fetar në Izrael është vendosur në pranga pasi dyshohet për shfrytëzimin e 50 grave, ndër to dhe fëmijë brenda një kompleksi banimi në Jeruzalem.

Policia nuk e bën të ditur identitetin e tij po deklaroi se ai do të qendrojë në paraburgim për 7 ditët e ardhshme.

60 vjeçari është arrestuar dhe më parë në 2015 nën të njëjtën akuzë por është liruar për mungesë provash.

“Hetimi për të vazhdoi, kemi gjetur në dy muajt e fundit prova që i dyshuari shfrytëzon 50 persona që jetojnë në një godinë, të gjithë i nënshtrohen vullnetit të tij dhe janë izoluar nga familjet e tyre”, – deklaron policia.

Mësuesi drejton një bashkësi të fetare dhe dyshohet për ngacmim seksual dhe skllavërim të grave dhe fëmijëve, disa prej të cilëve janë më pak se 5 vjeç.

Përveç 60 vjeçarit policia arrestoi dhe 9 gra të cilat e ndihmonin atë në trafikimin dhe shfrytëzimin e tyre.

Nga mesi i nëntorit në vitin e kaluar, gratë ortodokse kishin filluar një fushatë në shkallë të gjerë kundër të gjitha formave të dhunës në familje brenda këtyre komuniteteve, të cilat përfaqësojnë gati 10% të nëntë milion izraelitëve.

Share With:
Translate »
393 Views